Dushan Vlahoviç ka mahnitur në dy ndeshjet e fundit, duke konfirmuar se nuk është shumë i fortë vetëm si “numër 9” në zonë, por ka edhe klas me shumicë, aq sa për të dërguar dy goditje dënimi radhazi në gol në “Allianz Stadium” dhe për t’i dhënë tri pikët Juventusit.
Një saktësi e tillë kishte kohë që mungonte në Torino, por akoma më shumë se kaq, realizimi i dy golave me dy goditje dënimi radhazi, të paktën që nga viti 2000 e në vazhdim kishin arritur ta realizonin vetëm specialistë si Miralem Pjaniç, Andrea Pirlo dhe legjenda juventine Alesandro del Piero.
Për më shumë, kjo ishte ndeshja e katërt radhazi për serbin Vlahoviç që realizonte përpara tifozerisë së shtëpisë.