Fitorja e sotme 1-0 ndaj Birkirkara mbyll gjithçka ne pamje te pare sepse Vllaznia mori trepikeshin qe deshi dhe u ngjit ne vendin e pare te renditjes.

Por ne fakt nuk ka qene e lehte per ta arritur kete. Kampionia e Shqiperise ka hasur ne shume probleme sa i takon arbitrimit te ndeshjes. Perveç golit te Doyle, vajzat kuqeblu kane shenuar edhe dy here te tjera, por golat i jane anulluar per pozicion jashte loje.

Videot e meposhtme e tregojne qarte nese vendimet e treshes se arbitrave kane qene te sakta apo jo:

Te mos harrojme se Vllaznia eshte rivalja kryesore per kualifikim e kampiones se Lituanise Gintra, e cila duke luajtur ne vendin e saj po tenton te beje gjithçka per t’u kualifikuar.

Ne ndeshjen e sotme, njera nga arbitret anesore ka qene nga Lituania e po ashtu edhe arbitrja e katert dhe padyshim qe kjo mund te kete ndikimin e vet ne anullimin e ketyre dy golave.

Jo vetem kaq. Ne pjesen e dyte arbitrja kryesore ka nxjerre kater here nga xhepi kartonin e verdhe duke ndeshkuar fillimisht Doçin dhe me pas Franjen, Blancard dhe Lufon. Duket se qellimi i saj ishte i qarte te penalizonte ndonje nga titullaret e Vllaznise ne menyre qe ajo te mos luante ne ndeshjen e trete ndaj Gintra.

Dhe ia ka dale. Kartoni i dyte i verdhe qe i ka nxjerre kapitenes Esmeralda Franja do ta pezulloje ate per takimin me percaktues te grupit sepse nuk do mundet te jete ne fushe diten e marte.

Ja pse, drejtuesit e Vllaznise nuk duan te nxitohen ne deklarata sepse parashikojne jo pak probleme ne kete ndeshje direkte megjithate jane te vendosur per te synuar deri ne fund kualifikimin.
www.shkodrasport.com