Egnatia ka regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në kampionat, teksa është ndalur në barazim pa gola përballe Teutës.

Por ka qenë një barazim i cili ka lënë shije të hidhur te rrogozhinasit, të cilët kanë parë t’u anulohet goli i fitores në minutat shtesë të ndeshjes për një pozicion jashtë loje, ashtu siç u kishte ndodhur edhe në pjesën e parë të takimit.

Kështu, rrogozhinasit rrezikojnë të shohin distancën me ndjekësit që t’u shkurtohet. Ndërsa nga ana tjetër, Teuta merr një pikë me shumë vlera në luftën e saj për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

EGNATIA 0-0 TEUTA