Vllaznia U17 e ka mbyllur me fitore fazen e dyte te kampionatit. Ne ndeshjen e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, kuqeblute kane mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Shenkollit qe mbante vendin e dyte ne renditje.
Protagonisti kryesor i kesaj fitoreje ka qene sulmuesi Antonio Delaj i cili i ka shenuar te dy golat e ndeshjes brenda nje harku kohor prej 5 minutash, fillimisht te parin ne minuten e 71-te dhe te dytin ne te 76-ten duke vulosur kesisoj fitoren e ekipit te tij.
Ndeshja eshte shoqeruar me rivalitet dhe pavaresisht rasteve te krijuara ne pjesen e pare nuk ka patur gola te shenuar. Megjithate gjithçka u zgjidh ne pjesen e dyte kur kane ardhur edhe golat e Gjolajt qe i dhane fitoren ekipit Vllaznia U17.
Me kete fitore, ekipi shkodran qe drejtohet nga trajneret Brikeni Bizi e Ylad Pirani e ka mbyllur fazen e dyte ne kuoten e 36 pikeve dhe renditet i katert, vend ky qe e çon ne play-off.
Ndeshjet e kesaj faze pritet qe te startojne javen e ardhshme dhe Vllaznia U17 sipas rregullores do te ndeshet me ekipin e vendit te pare ne grupin B, qe mbahet nga Shkendia e Tiranes.
www.shkodrasport.com