Më në fund vjen fitorja për Adën. Ajo e sotmja ndaj Pogradecit ka qenë e para edhe për trajnerin e ri të kësaj skuadre Ritvan Kulli. Dy golat e sulmuesit Puka shumë shpejt, që në minutat e para të ndeshjes, kanë mjaftuar që velipojakët të arrijnë fitoren 2-0 ndaj pogradecarëve. Në minutën e 14-të pas një goditje dënimi ka mbërritur edhe goli I parë për ekipin velipojak. Sulmuesi Puka ka ndjekur mjaft mirë topin e kthyer nga portieri mik, e ka ndalur bukur atë dhe me një gjysmë rroveshiate e dërgon në rrjetë. Një gol mjaft spektakolar që shoqërohet me një tjetër gol vetëm pas 5 minutash lojë. Është  Çoba I cili  jep  një top pas shpinës së mbrojtjes për Pukën, I cili gjuan rreptë duke e dërguar topin në rrjetë pavarësisht përpjekjeve të portierit Miraka për ta ndalur atë. Një fillim mjaft I bukur që nuk pranohet nga ana e miqve dhe në minutën 29-të është Çekiçi që I vetëm me Dervishajn gjuan bukur por është portieri shkodranë I Adës që bën mrekullinë duke shpëtuar portën e tij nga një gol mëse I sigurtë.Ada ka goditur edhe dy herë shtyllat me anë të Erkoçeviç në ’45 dhe Pukës në ’82. E rëndësishme është fitorja dhe Ada pas tre pikëve të sotme, është ngjitur në kuotën e 8 pikëve.
Ada- Pogradeci 2-0
Ada: Dervishaj, Zefi, Nika ,Ed. Doçi, Rusi, Gokaj (Mujeci 58’), Çoba (Jacaj 84’),  Pllumbaj, Drabeja, Puka, Erkoçeviç (Ferlushkaj 89’) TR.R. Kulli
Pogradeci: Miraka, Pura (Pengu 46’), Hysenllabi, Binishi, Pere (Topllari 73’), LLakmani, Shkullaku, Çerepi, Bufasi (Lickollari 69’), Çekiçi, Mullai. Tr.A.Abazi
Shënues: Puka 14, 19’
Gjyqtarë; B.Breshanaj, N.Bregasi, D.Myftari (Tiranë)

www.shkodrasport.com