Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 ndaj Andorran në sfidën e dytë kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Një fitore shumë e rëndësishme nga ekipi ynë, ku Rey Manaj ishte vendimtar dhe heroi i kësaj përballjeje. Sulmuesi lushnjar shënoi dopitë që në pjesën e parë, në minutat e 9-të dhe 20-të.

Ndërkohë nga krahu tjetët Kristjan Asllani dhe Armando Broja asistuar, duke bërë një ndeshje fantastike ndaj ekipit nga Andorra, ndërsa Myrto Uzuni në minutat e fundit të takimit shënoi për 3-0, për të mbyllur kështu një spektakël kuqezi në “Arenën Kombëtare”.

Kështu kuqezinjtë marrin fitoren e parë në këto kualifikuese. Pas këtij 3 pikëshi Shqipëria ngjitet në vendin e 2-të në klasifikimin e grupi K, po aq sa ka edhe Letonia. Ndërkohë Anglia kryeson me 6 pikë, pasi “Tre Luanët” mbrëmjen e sotme triumfuan 3-0 ndja Letonisë.