“Dua të fitoj Premier League me Liverpool!” Është kjo ëndrra e Xherdan Shaqirit, me mesfushorin kosovar të kombëtares së Zvicrës që ka zbuluar objektivat e radhës pas suksesit për herë të dytë në UEFA Champions League.

“Ky klub duhet të fitojë trofe dhe është bukur të aktivizohesh me këtë skuadër. Vitin tjetër do ta tentojmë sërish dhe gjithashtu do të tentojmë edhe Premier Leaguen. Ëndrra ime është të fitojmë ligën në Angli me këtë klub“, deklaroi Shaqiri.

Gjatë paradës festive me Liverpoolin, futbollisti shqiptar ishte shumë i lumtur për këtë sukses megjithëse Klopp nuk e aktivizoi asnjë minutë në finalen e ‘Wanda Metropolitano’./newsport/