Ndonese ka kaluar dy here ne avantazh, Vllaznia U19 nuk ka mundur dot te fitoje ndaj Internacionalit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Peze- Helmes dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 2-2.
Ne fillim ka qene mbrojtesi Gabriel Rroku qe ka kaluar ne avantazh ekipin shkodran, pikerisht ne minuten e 30-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare. Ne fillimin e se dytes, pikerisht ne minuten e 49-te vendasit do te barazonin me ane te futbollistit Bocka.
Megjithate Vllaznia U19 nuk hoqi dore nga perpjekjet e saj per ta fituar kete ndeshje dhe pas disa perpjekjesh ne minuten e 72-te William Cungu do te kalonte ne avantazh ate. Megjithate serish avantazhi nuk do te zgjaste shume.
Ne minuten e 85-te do te ishte serish futbollisti Bocka qe do te shenonte per Internacionin dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te mbyllej ne shifrat e barabarta 2-2 dhe dy ekipet ndajne nga nje pike.
Pas javes se 17-te te kampionatit, Vllaznia U19 ka arritur te grumbulloje 20 pike duke qene e pozicionuar ne vendin e peste te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/