Java e shtatë e kampionateve të moshave nuk ka qenë aspak e mbarë për dy ekipet e Akademisë Vllaznia, U-14 dhe U-15. Të dyja ato kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me ekipet rrespektive të Internacional Tirana.

Kështu, e para që ka zbritur në fushë, ka qenë Vllaznia U-14, e cila është mundur me rezultatin 3-0, ndërsa më pas Vllaznia U-15 është mundur me rezultatin 5-0, teksa paraqitjet e ekipeve të Akademisë nuk kanë qenë aspak të mira në këto ndeshje.

Tek ndeshja e skuadrës së 14-vjeçarëve, të drejtuar nga trajneri Arben Parmeza, Internacional Tirana nuk e ka patur të vështirë t’i mundë duke shënuar tre gola, një në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë.

Me humbjen e sotshme, Vllaznia U-14 ndodhet në vendin e shtatë në renditje me shtatë pikë. Në vazhdim, nëse do të vijojnë këto rezultate, sigurisht që për ekipin shkodran nuk do të jetë e lehtë të konkurrojë me ekipet e tjera.

Ndërkohë, Vllaznia U-15 ka zhvilluar një ndeshje shumë të dobët dhe Internacional Tirana ka shënuar dy gola që në pjesën e parë. Ndërkohë, në pjesën e dytë, vendasit kanë shënuar edhe tre gola të tjerë, duke kompletuar fitoren e tyre të thellë, 5-0.

Me humbjen e sotshme, ekipi i drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani ndodhet në vendin e katërt në tabelën e renditjes me 11-pikë dhe gara pritet të jetë e fortë në javët e ardhshme deri në fund të kampionatit. /Maringlen ZHIVANI/


U-14: Internacional Tirana-Vllaznia 3-0

Formacioni i Vllaznia U-14: Ndoj, Krymbi, P. Lulaj, Kraja, Hoxha, Jukaj, Lisaj, Dukaj, Dautovi, E. Lulaj, Ramçaj (u aktivizuan: Ramaj, Thana,
Selimi, Juka, Kavaja) Tr: Arben Parmeza


U-15: Internacional Tirana-Vllaznia 5-0

Formacioni i Vllaznia U-15: Mehmeti, Hebovija, Geci, Valikaj, Mehja, I. Fusha, F. Fusha, Shurbani, Prendi, Kthupi, Seferaj (u aktivizuan: Vukaj, Bushati, Çani, Hoxha) Tr: Fatjon Hasani