U transferua këtë janar në Maqedoninë e Veriut dhe menjëherë është shndërruar në protagonist. Fjala është për Erald Çinarin që është shndërruar në lojtarin kryesor tek Shkëndija e Tetovës. 26-vjeçari gjeti golin edhe në javën e fundit kundër Makedonija GP.
Duke e dërguar kështu në 7 numrin e golave në vetëm gjysmën e këtij sezoni e po ashtu 4 asiste. Me statistika të tilla ai ka marrë edhe vlerësimet, ku për herë të dytë rradhazi ai është pjesë e formacionit të muajit në vendin fqinj. Kështu ish-sulmuesi i Vllaznisë vlerësohet si një nga më të mirët e muajit prill.
Në këtë mënyrë duke bërë dopietë, pasi Çinari ishte po ashtu edhe pjesë e formacionit më të mirë edhe për muajin mars. Një formë e shkëlqyer kjo e lojtarit të krahut, që me performanca të tilla me siguri do ketë oferta të rëndësishme në verë. Po ashtu si më i miri është vlerësuar edhe një ish-tjetër i Vllaznisë.
Fjala është për Shpëtim Duron, që tashmë drejton Strugën dhe është shpallur si trajneri më i mirë i muajit prill. Kryeqytetasi me shumë mundësi këtë fundjavë mund të kurorëzojë edhe titullin me struganët. Që do ishte i dyti në karrierën e tij të gjatë si trajner.