Dy ish- futbolliste te Vllaznise jane bere bashke dje ne Brazil. Behet fjale per Leandro da Silva dhe Hygor Goncalves. Ndonese jetojne ne qytete te ndryshme, dy brazilianet jane takuar dhe kane bere nje foto sebashku.

I pari tashme eshte ne rolin e menaxherit dhe mbase ka patur interes per ta patur ne menaxhim mesfushorin i cili sezonin e kaluar ka qene pjese e Vllaznise ne Superligen shqiptare.

Leandro da Silva ka qene pjese e Vllaznise para me teper se 15 vitesh dhe ka lene pershtypje te mira me aktivizimin e tij. Nderkohe prej disa kohesh ai tashme ka nisur te beje detyren e menaxherit te futbollisteve.

Deshira e tij eshte per te sjelle futbolliste braziliane te Vllaznia, por deri me tani nga sa duket nuk ka arritur te binde drejtuesit e saj per vlerat e ketyre lojtareve.

Nderkohe mesfushori Hygor Goncalves ka qene sezonin e kaluar pjese e kuqebluve dhe ne ndeshje te veçanta ka spikatur me performancen e tij, megjithate ashtu si dhe Victor da Silva sivjet, per nje kohe te gjate ka qene larg skuadres duke mos dhene ate qe pritej.

Deshira e tij ka qene per te vazhduar serish te luaje ne Shkoder, por drejtuesit kuqeblu nuk e kane pare te arsyeshme kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/