Francesco Totti dhe Daniele de Rossi kanë dalë në krah të trajnerit të Romës, Jose Mourinho. Ata mendojnë se portugezi nuk është problemi i italianëve, madje e konsiderojnë si diçka fantastike praninë e tij në stolin e verdhekuqve.

“Nëse flasim për Mourinho si një problem i Romës, e kemi të gjithë gabim. Merrini të gjithë trajnerët e Serie A së bashku dhe ai ka fituar më shumë se të gjithë. Ne duhet të fokusohemi tek ai dhe t’i qëndrojmë pranë.

Ai është një trajner i madh, një motivues, një trajner i kompletuar. Mou di të menaxhojë grupin, e di se ccfarë duhet të thotë dhe se çfarë duhet të bëjë”, është shprehur për Sky Sport legjenda e Romës.

De Rossi ndërkohë është shprehur: “Roma duhet të jetë e kënaqur nëse nuk e ka mërzitur shumë Mourinhon, i cili është një nga 5-6 trajnerët më të mirë në histori.

E kam Romën në zemër, por është më mirë ta shoh nga jashtë tani. Nuk do të doja ta vendosja veten në vendin e Mourinho. Shumë kanë ikur, por Jose ka personalitet dhe do të jetë i qetë”. /oversport/