Fitorja ndaj Tiranës ditën e premte në shifrat 2-1 në kuadër të javës së 20-të të Superiores ka gëzuar jo pak Vllazninë.

Shkodranët që presin Besën të mërkurën në Shkodër, për ndeshjet e kupës së Shqipërisë. E po ashtu me duelin kundër Skënderbeut që luhet në transfertë për kampionat, i vlefshëm për raundin e 21-të të Superiores.

Nga sa mëson gazeta, grupi do të plotësohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Kjo pasi Gruda dhe Qarri që munguan në ndeshjen me Tiranën pritet të bashkohen në stërvitje me grupin e tjerë të futbollistëve.

Kjo për të nisur rikuperimin dhe marrjen e ritmi gradual të dy lojtarëve. E ndërsa me skuadrën po ashtu pritet edhe Repaj, që duket se do ketë mundësinë e debutimit me kuqeblutë. Me mbrojtësin që mungoi në kampionat për shkak të një gjendjeje gripale që ai kaloi.