Tiranës i bllokohet për herë të dytë merkatoja. Në datën 8 prill 2025 skuadra ka marrë masën tjetër nga FIFA. Kjo e fundit ka ndëshkuar bardheblutë me një tjetër vendim që për tre periudha skuadra kryeqytetase të mos regjistrojë lojtarë.
Tani janë dy vendimet që nuk lejojnë regjistrimin e lojtarëve të rinj. Po për çfarë dhe cilët lojtarë bëhet fjalë? Si zakonisht janë problemet me pagesat që janë bërë një shqetësim i vazhdueshëm në kampionatin shqiptar. Shlyerja e detyrimeve jo në kohë, sjell edhe penalizime për skuadra të ndryshme, të cilat janë subjekt i FIFA-s.
LOJTARËT – Gazeta ka mësuar se për çështjen e Tiranës janë në skenë dy lojtarë, të cilët kanë bllokuar merkaton. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin dhe Liridon Latifin.
Për të parin bëhet e ditur se ai ka fituar rreth 75 mijë euro dëmshpërblim, por shifra mbetet e pakonfirmuar. Nga ana tjetër është Liridon Latifi. Futbollisti i Shkëndijës ka një pjesë të pamarrë parash dhe zgjidhjen e ka kërkuar në FIFA.