Ecuria e ekipit Vllaznia U-17 ka qenë vërtetë surprizuese këtë fillim sezoni. Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijanej, udhëheqin me meritë renditjen e kampionatit. Për më tepër, golaverazhi i tyre deri më tani është shumë domethënës, me 22 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.
Me këtë numër të madh golash të shënuar, natyrisht që lojtarët e repartit të sulmit do të spikasin për realizimin e tyre dhe në fakt, ka diçka shumë interesante. Dy lojtarët e Vllaznia U-17, Sidrit Barbullushi dhe Rigers Xhahysa jo vetëm që kanë shënuar një numër të barabartë golash, secili nga 5, por edhe janë aktualisht golashënuesit më të mirë të kampionatit. Asnjë futbollist i asnjë ekipi tjetër nuk ka shënuar më shumë se ata.
© shkodrasport.com