Vllaznia po fiton dita-ditës “betejën” me Koronavirusin. Mesfushorët Florind Bardulla dhe Uheid Hoxha kanë dalë negativë në testin e dytë dhe i janë rikthyer stërvitjes.

Aktualisht janë vetëm 5 lojtarë të karantinuar, konkretisht: Aleksandar Isaevski, Mevlan Adili, Kristofer Mandiangu, Viktor da Silva e Ismael Dunga, por ky i fundit e ka thyer karantinimin.

Sulmuesi, edhe pse nuk është shëruar, po stërvitet normalisht. Deri në këtë pikë, nuk ka asgjë të keqe. Çështja qëndron se ka dalë nga shtëpia, edhe pse është pozitiv nga “COVID-19”.

Ka qenë vetë lojtari që ka postuar një foto në “Instagram” nga stadiumi “Loro Boriçi”, teksa përgatitej i diferencuar.