Të sigurtë që do mungojnë ndaj Lushnjës në ndeshjen e rradhës siç dihet, janë dy futbollistë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për mesfushorët Krymi e Çinari.
Por në fakt, gjatë ditës së djeshme dy futbollistë të tjerë kanë ndjerë shqetësime dhe kanë qëndruar pushim ose janë stërvitur në mënyrë individuale.
Bëhet fjalë për Arlind Kalajën dhe Renato Malotën. I pari u largua i dëmtuar që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Skënderbeut ndërsa i dyti ka marrë një goditje në minutat e fundit të takimit.
Megjithatë nuk duket asgjë serioze dhe ata sot janë shfaqur krejt më mirë duke u stërvitur me grupin. Kjo do të thotë se të dy ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës në “Roza Haxhiu”.
© shkodrasport.com