Sukseset e trajnerit shkodran të notit, Gjon Shyti vazhdojnë. Dy prej sportistëve që ai stërvit janë renditur në vendet e treta dhe për rrjedhojë janë nderuar me medalje bronzi në Mitingun ndërkombëtar të zhvilluar në Nicë të Francës.
Siç dihet, Shyti punon në Turqi dhe është pjesë e stafit teknik të kombëtares së këtij vendi. Ndër 12 notaret që kanë përfaqësuar Turqinë në këtë miting, kanë marrë pjesë edhe dy prej sportisteve të trajnerit shqiptar të cilat ai i stërvit çdo ditë në Qendrën Federalae të Ankarasë.
Kështu Nida Eliz Üstündağ në 200 metra delfin me kohën 2’11″79 arriti të ngjitet në podium me medaljen e bronzit. Ndersa notarja Beril Böcekler mori medalje bronzi në 400 metra stil i lirë me kohën 4’15″85 dhe njëkohësisht theu rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë me kohën e mëparshme 4’16″70.
Mitingu i Nicës ishte një test me vlera pozitive për dy notarët e Qendres Federale ne Ankara që stërviten nga trajneri shkodran Gjon Shyti, i cili ashtu siç kemi bërë të ditur është kontraktuar nga Federata turke për të përgatitur sportistë për Olimpiadën e ardhshme. Dhe puna e tij padyshim që po bie në sy.