Debutimi i futbollistit 18 vjeçar me origjine nga Shkodra Elton Fikaj me ekipin e pare te Panathinaikos diten e sotme ne ndeshjen e kampionatit ndaj ekipit Panetolikos, i ka gezuar pa mase edhe dy menaxheret e tij.

Behet fjale per Silvio Pagliari dhe Benardin Kulla te cilet jane pjese e agjensise se njohur italiane te menaxhimit “BSP Football Agency”, por njekohesisht edhe dy prej themeluesve te “SBF Football Agency” me qender ne Shkoder.

Pagliari dhe Kulla besojne shume ne aftesite e ketij lojtari dhe jane shume te bindur se do te kete nje te ardhme te ndritur ne nje kampionat me te forte se ai grek ku luan aktualisht.

Interesant eshte fakti se keto dy menaxhere kane ne agjensine e tyre edhe futbollistin e kombetares shqiptare Mario Mitaj dhe po ashtu, koincidence eshte edhe fakti qe edhe Elton Fikaj luan ne krahun e majte te mbrojtjes. Fikaj po ashtu luan edhe ai me kombetaren shqiptare teksa aktualisht ben pjese me ekipin U21 por shume shpejt mund te kaloje tek ekipi U21./SHKODRA-SPORT.COM/