Ne rini kane bere sebashku sport si ne Shkoder ashtu edhe ne Tirane e po ashtu edhe me ekipet kombetare. Edhe si trajner e drejtues kane qene serish per shume vite bashke tek Vllaznia, por ndodh qe takimi i rradhes mes tyre te jete as me shume dhe as me pak por ne Ameriken e larget.

E kemi fjalen per ish- futbollistin e madh te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare Sabah Bizi dhe ish- basketbollistin dhe trajnerin legjendar te skuadres shkodrane Petrit Osmani.

Te dy ata jane takuar ditet e fundit per here te pare pas shume vitesh ne Amerike. Kjo fale vizites se mjeshtrit Bizi ne kontinentin amerikan atje ku dhe takon Osmanin i cili duhet thene se ka shume vite qe ndodhet ne kete vend pa ardhur ne Shkoder.

Gjate nje mbremje te organizuar per nder te Sabah Bizit, mjeshtri Osmani nuk ka munguar te marre edhe mikrofonin e te pershendese kolegun e tij sportist e trajner.

Ne kete mbremje nuk kane munguar edhe shume shkodrane te tjere te cilet kane kaluar momente te lumtura me ikonen e futbollit shkodran i cili beri nje vizite disaditore ne Amerike, fale fteses se bere nga nje ish- futbollist i tij, Elkjor Semina.
www.shkodrasport.com