Vllaznia do luajë në turin e parë kualifikues përballë skuadrës së Linfield. Irlandezo veriorët do jenë kundërshtari në takimin e dyfishtë që do zhvillohet në datat 13 dhe 20 korrik. Edhe skuadra më e mirë e historisë së Irlandës së Veriut po zhvillon përgatitjet verore përpara ndeshjeve europiane.
Por nga vëzhgimi që ka bërë “Shkodra Sport”, ndeshjet kompetitive kanë munguar për Linfield. Kështu ndeshja e fundit zyrtare në kampionat për rekordmenët është në datën 29.04.2023. Në fitoren 0-2 në transfertë ndaj Cliftonville. Pra më shumë se dy muaj më përpara duke bërë që ritmi i ndeshjeve ti mungojë kësaj skuadre.
E po ashtu nga ndeshjet miqësore të zhvilluara, Linfield ka realizuar vetëm një deri më tani. Kjo para dy ditësh në ndeshjen e humbur ndaj ekipit skocez të St.Mirren në shifrat 1-0. Pavarësisht se ndoshta ndeshjet mungojnë për ekipin irlandezo verior, kjo nuk ul aspak vlerat e tyre.
Vllazninë e pret një takim dysh shumë i fortë në këtë raund. Ku gjithsesi kuqeblutë kanë shanset e tyre për tu kualifikuar më tej. Dhe në letër e po ashtu në fushë pritet që gjithçka të jetë e hapur mes dy skuadrave.
Endri ÇINARI