Vllaznia është duke menduar për ndeshjen e radhës me Teutën dhe në Shkodër, pas pikës që morën në kryeqytet, kanë besim se do të marrin fitoren.

Në mungesë të trajnerit Mirsad Jonuz i dënuar nga Komisioni i Disiplinës, duket se edhe ndaj Teutës, skuadrën mund ta drejtojë ndihmësi i tij, Safet  Osja.

Trajneri

Osja në një prononcim për “Rtshsport”, bën me dije se klubi ka kërkuar faljen dhe që të jetë trajneri në stol, por pavarësisht kësaj, do të synohet marrja e pikëve të plota ndaj durrsakëve:  “Trajneri është i dënuar, por kemi bërë një kërkesë dhe duke qenë se e ka kaluar një ndeshje të jetë gati. Jemi në pritje të vendimit nga FSHF”.

Synimi

“Jemi përgatitur për Teutën dhe unë kam besim se me përgatitjet që kemi bërë skuadra do të rikthehet te fitorja që ne e kemi edhe objektiv.

Teuta është një ekip i fortë, por ne synojmë që të marrim pikët maksimale. Në një kampionat pa shumë diferencë, s’duhen bërë gabime”, – tha zv. trajneri shkodran, Safet Osja.

Ndërkohë që veç trajneri në qoftë se nuk falet, duket se do të mungojnë edhe braziliani Hygor dhe maqedonasi Gligorov që luan si mbrojtës i linjës së majtë./vipsport/