Tirana do të luajë nesër kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.

Në këtë takim bardheblutë do të tentojnë maksimumin, megjithatë trajneri Nevil Dede duhet të bëjë pa dy lojtarët titullarë. Bëhet fjalë për mesfushorin Isac Gyamfi si dhe sulmuesi Derrick Sasraku.

Të dy futbollistët kanë probleme fizike e në këto kushte janë të detyruar ta ndjekin sfidën nga tribuna. Kjo periudhë ka qenë e vështirë për trajnerin Dede pasi dëmtimet e shumta e kanë penalizuar skuadrën bardheblu.

Kujtojmë që ndeshja Tirana – Vllaznia është programuar të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 13:45./newsport/