Vllaznia synon që të bëjë kthesën duke filluar që nga ndeshja e kësaj fundjave me Apoloninë. Skuadra e Vllaznisë, krahas Mevlan Adilit që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, do të ketë edhe mungesën e sigurtë të Herald Markut, edhe ky ashtu si Adili, një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqebluve.

Ai pësoi një tërheqje në këmbë duke u larguar i detyruar nga fusha në gjysmën e pjesës së parë në përballjen ndaj Laçit. Mesfushori ka nisur terapinë për të qenë sa më shpejt i gatshëm, por nuk dihet nëse do të mund të rikuperohet deri në fundjavë. Nga sa bëhtë e ditur, mund të shkojë deri në dy javë rikuperimi i tij…

Por, duket se për ndeshjen me fierakët në “shtëpi” do të rikthehet Ardit Krymi, duke qenë se klubi ka mundësinë t’i paguajë dënimin e mbetur, pra ndeshjen e radhës.