Vllaznia ka mbyllur mesditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate me Kastriotin teksa ka zhvilluar seancen e fundit stervitore ne fushen sportive te Golemit.
Por gjate kesaj seance, duhet thene se kane qene “mysafire” dy emra shume te njohur te futbollit shkodran dhe atij shqiptar, ish- futbollistet e Vllaznise Hamdi Salihi dhe Admir Teli.
Ka qene mjeku i njohur sportiv qe e ka bere publike nje gje te tille teksa ka postuar nje foto me te dy ata. Teli kuptohet qe jeton ne Shkoder dhe eshte jo rrall prane skuadre, por krejt ndryshe eshte situata me Salihin.
Ai siç dihet jeton ne Amerike, por ka shfrytezuar pranine me kombetaren keto dite ne Shqiperi, per te qendruar edhe disa dite ne qytetin e tij te lindjes dhe nuk mund te qendronte pa e vizituar edhe Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/