Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon edhe një pikë për të qenë zyrtarisht një nga skuadrat pjesëmarrëse në “Euro 2024”. Kuqezinjtë luajnë kundër Moldavisë në transfertë më 17 nëntor dhe më 20 nëntor në “Air Albania” kundër Ishujve Faroe.
Tanimë FSHF bën me dije se e premtja në orën 12:00 do jetë koha kur trajneri Sylvinho do shpallë listën me emrat e të ftuarve. Pritet që mes 25 emrave mos ketë surpriza, ndërsa kërkohet një pikë në Moldavi.
Veç listës, një ditë më pas, të shtunë më 11 nëntor në orën 11:00 trajneri brazilian do flasë për mediet në pritje të këtyre sfidave. Grumbullimi i tanëve do bëhet më 12 nëntor në Tiranë dhe më 13 nëntor do zhvillohet stërvitja e parë.
Në grupin E, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.