Luhen sot pasdite dy ndeshjet e para të javës së 31-të të Superiores, Luftëtari-Flamurtari dhe Lushnja-Partizani.

Sektori përkatës në FSHF ka përzgjedhur gjyqtarët e këtyre dy ndeshjeve. Nuk gjykon asnjë kryesor me stemën e FIFA-s.

Në “Roza Haxhiu”, ku luajnë Lushnja e rënë nga kategoria dhe Partizani pretendent por në Europë, gjykon Blerim Ziri.

Në Gjirokastër, ndeshjen mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, që ka rëndësi të veçantë për Europën, do ta gjykojë kryesori Ardian  Beqiri. Asistentë të tij do të jenë Ermal Barushi dhe Denis Agaraj./vipsport/