Tjeter paraqitje e mire per notarin shkodran Arlind Hysaj. Ne garat e kampionatit kombetar te Kosoves te mbajtura ne datat 21-22 dhjetor ne pishinen e Sport Center “Step” ne Prishtine (pishine 25 metra), ai sebashku me sportistin tjeter te “Future Sports Academy Shkoder” Arber Hysajn perfaqesuan Shqiperine vetem ne garat e paradites se 21 dhjetorit. Ne keto gara, Arlind Hysaj mori 1 medalje bronzi ne garen e 50 metrave stil i lire.
Nderkohe nje dite me pas, keto dy sportiste moren pjese ne garen e pervitshme nderkombetare “Santa Claus- Talent Cup 2024” e cila zhvillohet ne Shkup te Maqedonise se Veriut.
Organizatorët e kësaj gare ndërkombëtare në fund të aktivitetit shpallin sportistët më të mirë ndër femra dhe meshkuj e të ndarë sipas grupmoshave. Sportistit më të mirë nga organizatorët i jepet edhe kupa e talentit të vitit.
Në këto gara notari Arbër Hysaj garoi në 4 gara dhe mori: 1 medalje ari në disiplinën stil i lirë 50 metra, 1 medalje ari në disiplinën not delfin 50 metra, 1 medalje ari në disiplinën not shpinë 50 metra dhe 1 medalje argjendi në disiplinën stil i lirë 100 metra.
Për të dytin vit rradhazi Arber Hysaj u shpall sportisti më i mirë i grupmoshës së 14 vjeçarëve duke marrë dhe kupën “Talenti i Vitit 2024”. Nje arritje kjo per kete sportist, por edhe per notin shkodran dhe ate shqiptar./www.shkodrasport.com/