Dy inspektore te UEFA-s kane qene te pranishem diten e djeshme ne Shkoder. Behet fjale per Olivier Muylle dhe Maksims Raspopovs te cilet kane qene te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe kane qendruar disa ore aty.
Arsyeja e vizites se tyre ka qene pikerisht inspektimi i ketij impianti sportiv. Kjo ngaqe Vllaznia e futbollit te femrave eshte shume prane kualifikimit per ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League”, faze e cila padyshim qe ka rregulla e kritere shume strikte.
Moylle dhe Raspopovs kane pare me detaje te gjithe ambjentet e stadiumit, kane percaktuar çdo gje ne detaje se si do te funksionoje organizimi i ndeshjeve, kane percaktuar vendin se ku do te qendrojne sponsoret e ketij kompeticioni, drejtuesit e ekipeve mike apo dhe shume detaje te tjera te vogla.
Kuptohet qe Vllaznia eshte shume prane arritjes historike, kalimit ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni te rendesishem europian, faze ku padyshim qe eshte nje nivel shume i larte sepse ne Shkoder do te vijne ekipe me shume emer ne Europe dhe Bote.
Dy inspektoret e UEFA-s kane qene te shoqeruar gjate gjithe kohes nga perfaqesuesit e Vllaznise te cilet kane bere te ditur se ata kane mbetur te kenaqur me gjithçka kane pare, kane caktuar disa gjera te vogla qe duhen zgjidhur dhe i kane uruar ekipi shkodran ta arrije kete sukses, kualifikimin per ne turin tjeter te Liges se Kampioneve te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/