Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kursin për Drejtor Sportiv. Në këtë kurs, nga klubi Vllaznia janë dy pjesmarrës, pikërisht përgjegjësi teknik i Akademisë Alban Neziri dhe trajneri i ekipit “B” Ervis Kraja. Ato kuptohet që kanë ambicje për karrierën e tyre të mëtejshme dhe krahas liçensave për trajner, duan të kenë edhe këtë të drejtorit sportiv.

Por ajo që ka rënë në sy ditën e sotme në seancën e parë të këtij kursi, prej të gjitha personave që kanë aplikuar për të marrë licencën si Drejtor Sportiv, bie në sy prania e vëllait të kryeministrit, pikërisht e Olsi Ramës, i cili ka marrë një rol drejtues te klubi i Partizanit. Pjesëmarrja e tij në këtë kurs tregon edhe angazhimin serioz që ka ndërmarrë Rama, për eksperiencën e tij në fushën e futbollit, për të qenë plotësisht i kualifikuar, për pozicionin që do ushtrojë te klubi i kuq. Ja edhe disa nga temat që do të referohen në këtë kurs për “Drejtorët Sportivë”, që nisi sot në FSHF:
1.Administrimi i Burimeve Njerëzore
2.Principet e Komunikimit
3.Kriteret për Përzgjedhjen
4.Principet e Sociologjisë dhe Sociologjia për Futbollin
5.Marketingu dhe e Drejta TV
6.Rregullorja e Lojës dhe Kolegjiumet e Arbitrave
7.Teknika e Tratativës
8.Analizat e një Ndeshje Futbolli
9.Organizimi i Sektorit të të Rinjve
10.Evoluimi i Futbollit Profesionist në Europë
11.Fluksi i Emigrimit të Futbollistëve
12.Administrimit i Ëebsitit
13.Organizimi i Sallës së Shtypit
14.Organizimi i Institucionit të Futbollit
15.Organizimi i Ligave
© shkodrasport.com