Ditën e sotme ndërkohë, ekipi ka vijuar me procesin stërvitor që ka konsistuar sërish në dy seanca. Ajo që është vënë re ka qenë shqetësimi i shfaqur nga stafi teknik për dy prej lojtarëve titullarë të ekipit. Mesfushori Krymi vijon të ketë një problem muskular që nga ndeshja e Kukësit të cilën nuk arriti ta çonte deri në fund dhe tashmë po trajtohet me kujdes ndërkohë që kapiteni Lika është zgjuar sot me një gjendje gripale.

Stafi mjekësor po punon me kujdes me të dy futbollistët në mënyrë që të bëhen gati për të dielën megjithatë gjendja e tyre do të shikohet në ditët e ardhshme dhe më pas do të vendoset, nëse do të jenë të gatshëm për të luajtur apo jo. Padyshim që kemi të bëjmë me dy lojtarë të rëndësishëm por nëse ata nuk do jenë 100 për qind të gatshëm, padyshim që nuk do rrezikohet për t’i aktivizuar sepse kampionati ka sërish edhe shumë ndeshje të tjera për të luajtur.

© shkodrasport.com