U mendua se pas shume vitesh do te hiqte dore nga pretendimi per te fituar titullin kampion por Zef Gjoni dhe Vllaznia e boksit nuk e kane nder mend te “dorezohen” kollaj. Nese rivalja e tyre kryesore- Tirana, eshte perforcuar me disa sportiste qe bejne boks profesionist ne Itali dhe qe sipas rregullores lejohen te bejne edhe boks amator, edhe shkodranet nuk kane qendruar pas ne kete drejtim.
Nga sa mesohet, diten sotme me ekipin jane bashkuar ne stervitje me ekipin shkodran edhe dy emra shume te njohur: Kristian Demaj dhe Rexhildo Zeneli. Te dy ata prej kohesh jetojne dhe sterviten ne Gjermani dhe kane shfaqur deshiren te perfaqesojne Vllaznine ne kete kampionat.
Demaj eshte shtate here kampion i vendit dhe do te synoje te fitoje te tetin nderkohe qe edhe vlonjati Zeneli ka bere edhe me perpara boks me Vllaznine dhe do te synoje te shpallet serish kampion.
Me keto dy boksiere ne dispozicion, tashme Vllaznia ka me shume sportiste ne dispozicion dhe bashke me Kajoshin, Vjerdhen, Kapajn e ndonje tjeter, do te tentojne t’i japin titullin e 23-te kampion per ekipin shkodran.
Nderkohe sot pasdite ne oren 17.00 do te kete nje konference per shtyp te drejtuesve te ekipit te Vllaznise, pikerisht para nisjes per ne Tirane per te marre pjese ne kampionatin kombetar te ketij viti.
www.shkodrasport.com