Pas dy ditëve pushim, Partizani është rikthyer në stërvitje dje, edhe pse me shumë mungesa. Gjithsesi, e nisim me lajmet e mira, sepse dy lojtarë të rëndësishëm janë rikthyer të stërviten normalisht.
RIKTHIMET – Engjëll Hoti dhe Alfred Mensah më në fund i kanë lënë pas dëmtimet e tyre dhe dje janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Hoti ka pasur një problem me kaviljen, ndërsa Mensah ka vuajtur problemet muskulore.
MUNGESAT – Viktor da Silva vijon të ketë probleme muskulore dhe nuk duhet ende plotësisht nëse do të jetë gati për ndeshjen ndaj Orikut, por me shumë mundësi pritet të luajë në derbi, që luhet më datë 2 tetor. Cara nga ana tjetër është lënë pushim dhe pritet të mos stërvitet me skuadrën as në dy ditët e ardhshme.
Nga ana tjetër, Paulo Buxhelaj dhe Marçelino Preka ishin të pranishëm në kompleks dje, por nuk u stërvitën. Ata janë thirrur nga Kombëtarja U-20 e Alban Bushit, por nuk do të marrin pjesë. Buxhelaj ka mbingarkesë muskulore dhe duhet të pushojë rreth 5-6, ndërsa Preka vijon të vuajë probleme me rrëzat e kofshëve, që e kanë penguar të debutojë si “dem”. Matondo i është bashkuar ekipin kombëtar të Kongos.
STËRVITJA – Seanca e djeshme nuk kishte aspak taktikë, por ishte tërësisht e përqendruar në aspektin fizik. Në dispozicion të stafit teknik ishin vetëm lojtarët e ekipit të parë, edhe pse kishte disa mungesa.