Vllaznia fitoi edhe ndaj Apolonisë dhe kalendari i ngjeshur shtrëngon që fokusi të kalojë menjëherë te ndeshja e radhës.

Pavarësisht se nuk janë kthyer në fushën stërvitore, dje kuqeblutë kanë shfrytëzuar pishinat për t’u relaksuar. Në bazë të programit, sot priten që të jenë të gjithë nën urdhrat e trajnerit Brdariç dhe stafit të tij.

Një lajm i mirë për kuqeblutë është rikthimi i Eni Imamit dhe Ardit Krymit, dy lojtarët e pezulluar me kartonë ndaj fierakëve. Në Shkodër gjithashtu pritet rikuperimi i brazilianit Viktor da Silva.

Kësisoj, me rikthimin e qendërmbrojtësit dhe të mesfushorit Krymi, situata për trajnerin Brdariç do të jetë disa herë më e mirë për të mos pasur nevoja të mëdha për të bërë ndryshime dhe spostime drastike në ekip.