Per nje jave me rradhe, ne Tirane eshte zhvilluar kampionati kombetar i shahut per te rinj, duke filluar nga grupmosha U10 deri tek ajo U18. Ne kete kampionat ka marre pjese edhe ekipi i Vllaznise me trajner Erjon Temalin. Ai ka qene i perbere nga tre shahiste te cilet per nje jave rresht, kane treguar vlerat e tyre me te mira dhe si rrjedhoje dy nga keto sportiste kane zene vendet e para duke u shpallur kampione kombetar.

Keshtu, ne kategorine e grupmoshes U10, shahisti shkodran Henri Troshani ka arritur te beje nje paraqitje shume te mire dhe si rrjedhoje ne 7 ndeshjet e zhvilluara, ka arritur te siguroje 6 fitore dhe 1 barazim dhe ka grumbulluar 6.5 pike, po aq sa edhe Erdi Cani dhe te sebashku kane dy ndeshje play-off per te shpallur kampion. Te dyja keto ndeshje jane fituar nga shahisti shkodran dhe si rrjedhoje ai eshte kampioni i Shqiperise per vitin 2023 per kete grupmoshe.

Ne kampionatin e grupmoshes U14 ka konkurruar shahisti tjeter i Vllaznise Ersin Aruçi i cili pas 7 raundesh, ka arritur te grumbulloje 4 pike dhe eshte renditur i 6-ti ne mes 17 shahisteve pjesmarres.

Nderkohe ne kampionatin e grupmoshes U16 ka ardhur nje tjeter sukses per shahistet shkodrane. Ka qene pikerisht Nesar Aruçi ai qe ka zene vendin e pare duke u shpallur kampion i Shqiperise. Ky shahist arriti te grumbulloje 6 pike ne 7 ndeshje, me shume se 14 shahistet e tjere pjesmarres ne keto ndeshje.

Dy titujt kampione te Nesar Aruçit dhe Henri Troshanit, por edhe paraqitja e mire e Ersin Aruçit, tregojne se tek Akademia e Shahut Vllaznia, nen drejtimin e presidentit Klov Jubani po ben nje pune shume te mire ne rritjen dhe promovimin e talenteve te reja dhe sigurisht qe sukseset nuk do te mungojne edhe ne te ardhmen.
Gjergj KOLA