Këtë fundjavë luhet në Gjirokastër një sfidë mjaft delikate për vetë objektivat që kanë si Luftëtari vendas ashtu edhe Laçi. Gjirokastritët duan mbijetesën, ndërsa bardhezinjtë e Laçit duan një vend në Kupat e Europës.
Të dyja ekipet vijnë nga humbjet në mesjavën që shkoi, ku Luftëtari u mund 1-0 në Krujë, ndërsa laçi humbi 0-1 në fushën e vet nga një rival europian, Kukësi.
Por, gara sa vjen e bëhet më interesante, ndërsa kurbinasit dhe gjirokastritët duan 3 pikët për të realizuar synimet e tyre. Trajneri i skuadrës së Laçit, Sulejman Starova do të jetë në Gjirokastër edhe Ndriçim Shtubinën që mungoi ndaj Kukësit. Shtubina është edhe shënuesi kryesor dhe një nga lojtarët më të spikatur të Laçit këtë sezon, pasi ka shënuar edhe 77 gola.
Ndërkohë që mund të bëhet gati edhe shkodrani tjetër, Abdurrahman Fangaj, por stafi mjekësor është ende duke u angazhuar që ta ketë gati, ndonëse kjo do të vendoset vetëm ditën e shtunë. Takimi Luftëtari-Laçi do të zhvillohet ditën e diel në orën 15:45./Vipsport/