Alen Sherri dhe Abdurraman Fangaj janë dy lojtarët që u ka mbaruar kontrata dhe nuk kanë rinovuar me Egnatian, të paktën zyrtarisht. Dy shkodranët ishin titullarë të padiskutueshëm me rrogozhinasit që u shpallën kampion.

Si Sherri dhe Fangaj janë pjesë e Egnatias prej verës së vitit 2022, teksa të dy janë në moshën 26-vjeçare. Padyshim që Edlir Tetova i sheh si të rëndësishëm për Europën.

Megjithate te gjitha gjasat jane qe te dy keto lojtare te gjejne akordin me presidentin Demrozi dhe te firmosin kontratat e reja me Egnatian, pavaresisht se tashme kerkesat financiare te tyre kuptohet qe do te jene me te larta se ato te dy viteve me pare.

Kujtojmë se Egnatia luan në turin e parë kualifikues të Champions League. Rrogozhinasit shpresojnë te fati në turin e parë ku renditen me skuadrat jofavorite.