Sezoni sapo ka nisur në ligat europiane, ku edhe pse në javët e para, pjesa më e madhe e skuadrave e kanë provuar shijen e humbje.
Megjithatë, ka një numër të konsiderueshëm të ekipeve që janë ende të pamposhtura. Gjigandë kontinentalë, pjesë e ligave më të forta, në një listë pjesë e së cilës janë edhe dy shqiptare.
Skënderbeu kryesues i kampionatit dhe Laçi janë ekipet, që ende nuk e njohin humbjen në Kategorinë Superiore. Në pesë javët e para, korçarët kanë regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime.
Në anën tjetër, edhe pse ka koleksionuar vetëm një fitore dhe 4 barazime, te Laçi mund të krenohen se janë ende të pathyer në këtë edicion.
Në listën e ekipeve europiane, të cilat nuk kanë pësuar humbje në ligat e tyre, janë emra mjaft të mëdhenj. Duke nisur nga Barcelona, Reali i Madridit dhe Athletik Bilbao në La Liga-n spanjolle, për të vazhduar me Bajern Mynih, Borusia Dortmund, Herta Berlin dhe Werder Bremen në Bundesligën gjermane.
Në Premier Ligën angleze këtë status e kanë Mançester Siti, Liverpuli dhe Çelsi, në Serinë A italiane është vetëm Juventusi, ndërsa Liga 1 franceze përfaqësohet nga Paris Seint Zhermen.
Në kampionatet e tjerë të rëndësishëm spikasin Benfika, Sporting dhe Braga në Portugali, PSV Eind’hoven në Holandë, Salcburgu në Austri, befasia Harts në Skoci dhe Dinamo e Zagrebit në Kroaci. Më poshtë lista e skuadrave të pamposhtura në këtë sezon në Europë.
Skuadrat e pamposhtura në Europë
Skuadra Shtet
Herta Berlin Gjermani
Borusia D. Gjermani
Verder B. Gjermani
Bajern Mynih Gjermani
Barcelona Spanjë
Real Madrid Spanjë
Ath. Bilbao Spanjë
Man. Siti Angli
Çelsi Angli
Liverpul Angli
PSG Francë
Juventus Itali
Benfika Portugali
Braga Portugali
Sporting Portugali
PSV Holandë
RB Salcburg Austri
Harts Skoci
Dinamo Z. Kroaci
Skënderbeu Shqipëri
Laçi Shqipëri
Slovan B. Sllovaki
Maribor Slloveni
Kalju Estoni
Olimpiakos Greqi
Atromitos Greqi
Panathinaikos Greqi
PAOK Greqi
Ferencvarosh Hungari
Linfield Irlandë V.
Sparta Pragë Rep. Çeke
Zenit Rusia
Crvena Z. Serbi
Jang Bojs Zvicër