Vllaznia luan një ndeshje delikate, pasi do të përballet me skuadrën e Kukësit. Por, trajneri Mirsad Jonuz, para ndeshjes ka parë situatën e lojtarëve për të vendosur për ata që do të grumbullojë në 20-shen e sfidës me kuksianet që nga shkodranët shihet si mjaft e rëndësishme.

Kështu, braziliani Emerson, për të cilin kur erdhi u tha se ka dëmtim, vazhdon që të ketë shqetësime në gju. Ashtu si dhe maqedonasi Gligorov që ka luajtur më shumë pak.

Nga tetë takime, gjashtë në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë, Gligorov ka luajtur vetëm në dy prej tyre pasi shqetësimet nuk e kanë lënë rehat.

Kështu që edhe ai do të mungojë dhe në fushë ka gjasa që të jetë lojtari nga Uganda, Ualusimbi që në Kupë e nisi si titullar dhe trajneri Jonuz kishte si qëllim që të shihte formën e tij./vipsport/