Dy teniste shkodrane do të jenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar të moshave që do të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohet javën e ardhshme në Antalia të Turqisë.
Bëhet fjalë për tenistet Glora Bushati që do të jetë pjesë e kombëtares U14 si dhe Nergis Nikprelaj që do të jetë pjesë e kombëtares U12. Por bashkë me ta do të jetë edhe trajnerja Blearta Ukëhaxhaj e cila do të drejtojë kombëtaren U12 në këtë turne. Kujtojmë që ashtu si dy tenistet, edhe trajnerja në fjalë është pjesë e ekipit “Shkodra Tennis”.
Turneu në të cilin ato do të marrin pjesë është ”ITF/TE 14&U dhe 12&U Development Championships 2025” që zhvillohet në Antalia të Turqisë që zhvillohen gjatë datave 3-12 Mars 2025.
Kuptohet që synimi i tenisteve Bushati dhe Nikprelaj do të jetë një paraqitje sa më e mirë në këtë turne, por kuptohet që e rëndësishme është që të dyja ato të paraqesin vlerat e tyre. Kujtojmë që këto dy teniste e kanë një shembull që duhet të ndjekin, atë të Gresi Bajrit e cila ka shumë arritje në arenën ndërkombëtare.(www.shkodrasport.com)