Miqesorja e pare e Vllaznise ne prag te sezonit te ri futbollistik ngjalli interes ne Shkoder. Kjo per arsye se me ndryshimet e fundit ne klub, pritet qe ato te reflektojne edhe tek skuadra.

Per kete arsye, drejt Pukes per te ndjekur ndeshjen ndaj Teutes kane udhetuar jo vetem nje grup tifozesh por edhe dy emra te njohur te futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Mjafton kjo foto e te mirenjohurit Mikel Thepina dhe meson gjithçka

Behet fjale per Elvin Beqirin dhe Amarildo Belishen. Ish- mbrojtesi dhe ish- mesfushori i Vllaznise kane patur deshire ta shohin skuadren e tyre ne fushe dhe per kete arsye kane qene ne tribunen e stadiumit “Ismail Xhemali” te Pukes pasditen e sotme.

Nuk dihet nese kane mbetur apo jo te kenaqur nga paraqitja e kuqebluve, por e rendesishme eshte qe ata jane prane Vllaznise gjithmone, qofte si trajnere moshash siç kane punuar me pare, por edhe tani thjesht si tifoze.
www.shkodrasport.com