Luftëtari ka shërbyer si një treg për ekipet e tjera të elitës e sidomos për ato kosovare. Titullarët e vjetshëm thuajse janë larguar të gjithë dhe në Gjirokastër kanë mbetur vetëm Rapo, Ramadani e Demo.
Por edhe këta nuk është çudi që të largohen në vijim nëse nga klubi nuk do të shlyhen për pagat e pa marra të vitit të shkuar… Donald Rapo dhe Behar Ramadani, si dy nga lojtarët më të spikatur të skuadrës bluzi në vitin e shkuar duket se bëjnë pjesë në planet e merkatos së skuadrës kuqeblu.
Drejtuesit e Vllaznisë i kanë pikasur dhe synojnë që të marrin dy titullar të një rivali, pro që janë edhe futbollistë me eksperiencë dhe të spikatur në elitë.
Në ditët në vijim pritet që mes palëve të ketë zhvillime konkrete rreth detajeve të kontratave dhe marrëveshjes./Vipsport/