Dy trajneret shkodrane Endri Jukni dhe Fatjon Çekini kane qene ditet e fundit pjese e nje trajnimi te zhvilluar ne Itali. Nje vleresim ky per dy trajneret qe drejtuan Vllaznia U21 ne sezonin e fundit kur fituan titullin kampion dhe kupen “Rinia”.
Bashkepunimi i mire ne mes Federates Shqiptare te Volejbollit dhe asaj italiane vijon ne menyren me te mire te mundshme dhe trajnime te tilla po zhvillohen rregullisht. Madje per dy trajneret shkodrane ky eshte viti i dyte rradhazi qe kryejne nje specializim ne Itali.
Kete here trajnimi eshte zhvilluar ne datat 4- 11 qershor dhe pjese e tij ka qene edhe kombetarja italiane e te rriturve dhe njekohesisht edhe kombetarja U22 e vendit fqinj.
Natyrisht nje jave trajnim me stafin e perzgjedhur te ekipeve kombetare te Italise u ka sherbyer shume Juknit dhe Çekinit dhe kete eksperience te fituar, padyshim qe do ta shfrytezojne gjate karrieres se tyre si trajnere./www.shkodrasport.com/