Braziliani Hygor Guimaresh është një nga lojtarët e afruar me bujë në radhët e skuadrës së Vllaznisë në merkaton e verës. Braziliani ka shënuar 3 gola për fanellën kuqeblu, por është shfaqur si një futbollist mjaft i spikatur në mesfushë.

Rikthimi i tij pas dy javësh mungesë në ndeshjen e javës së shkuar me Tiranën në kryeqytet, sigurisht që bëri shumë punë në skuadrën e trajnerit Jonuz. Por, Hygor ka kërkuar dy-tre javë leje per t’u larguar drejt Brazilit per shkak te disa problemeve shendetesore te nenes se tij.

Në Shkodër e kanë mirëkuptuar brazilianin që do të largohet për arsye familjare, por njëkohësisht kanë edhe frikë se mos Hygor nuk kthehet dhe të vijojë karrierën në radhët e kuqebluve.

Ai konsiderohet nje element i rendesishem i skuadres dhe trajneri Jonuz herepashere ka deklaruar se Hygor eshte nje nga mesfushoret me te mire te kampionatit dhe mungesa e tij padyshim qe do te ndikoje ne lojen e Vllaznise por shpresat jane qe ai te mos mungoje gjate.