Viti 2022 që lamë pas ka qenë i suksesshëm për disa nga futbollistët shkodranë. Të shpërndarë në mbarë Europën apo edhe Botën, lojtarët me origjinë nga qyteti verior kanë qenë me të vërtetë protagonistë.
Disa më shumë ndoshta se të tjerët, duke korrur edhe suksese me trofe. Për tu ndalur tek një emër i veçantë në vitin 2022, ai është Ardit Krymi.
Mesfushori me tipare mbrojtëse ka zhvilluar një vit 2022 shumë të suksesshëm. Në pjesën e parë të vitit ai u aktivizua me Vllazninë. Duke fituar edhe kupën e Shqipërisë kundër Laçit në shifrat 2-1. Triumfi i dytë rradhazi me ekipin kuqeblu për 26-vjeçarin në këtë kompeticion. Për Krymin në qershor erdhi edhe transferimi i tij i parë jashtë vendit.
Ai kaloi në kampionati bjellorus me ekipin e Shakhtar Soligorski. Një prej ekipeve më të mira në Bjellorusi, ku Krymi arriti të përshtatej shumë mirë që në fillim.
Fitimi i trofeve vijoi edhe në pjesën e dytë të vitit për Krymin. Ku ai me ekipin e Soligorskit arriti të fitonte kampionatin bjellorus të futbollit. Një sukses që ishte i pari në karrierën e Krymit.
Me dy trofe në një vit kalendarik, Krymi ishte shkodrani më i suksesshëm në vitin që lamë pas. Patjetër që mesfushori do kërkojë që fitimin e trofeve ta vijojë edhe në vitin 2023.
Ku do presë edhe një ftesë të munguar nga kombëtarja e futbollit, që ndoshta nuk i kushtoi vëmendjen e duhur performancave të Krymit në vitin që lamë pas.
Endri ÇINARI