Pas AF Luftëtarit dhe AF Elbasanit, lind një tjetër klub futbolli. Bëhet fjalë për AF Kamza 05, që prej pesë vitesh është themeluar si akademi dhe është pjesëmarrëse me grup-moshat në Ligën Amatore të kryeqytetit me grup-moshat U-11, U-13, U-15 dhe U-17.

U bë dy vite që ky qytet nuk ka futboll dhe në 85-vjetorin e krijimit të klubit të Kamzës, drejtuesit e AF Kamza 05 bëhen iniciatorë për krijimin e një klubi.

Presidenti Valter Marrashi, zv.presidenti dhe njëkohësisht trajneri Ardit Marku, si edhe zv.trajneri Florian Qerimi e kanë regjistruar në Kategorinë e Tretë.

“Futbolli është gjithmonë i bukur dhe me surpriza. Për fat të keq, i ndodhi Kamzës e ne na ra barra e rëndë që ta ngremë nga zeroja. Me punë shpresojmë ta çojmë Kamzën aty ku i takon.

Nga vetë emërtimi, Akademia e Futbollit Kamza 05, kemi menduar që të mos bëjmë më gabimet e së kaluarës”, tha trajneri Marku.