Dy vjet me pare Vllaznia nen drejtimin e tij pesoi nje nga dramat me te medha te historise se saj, renien nga Superliga. Te shumte ishin ata qe e fajesuan ate si trajner per kete ecuri negative te ekipit.
Megjithate karriera e Ernest Gjokes nuk mori tatepjeten nga ky deshtim. Perkundrazi, sonte ka marre lajmin se me 24 shtator, do te jete kundershtar me nje nga emrat me te medhenj te trajnimit boteror, Hoze Mourinhon.
Shkëndija e Tetoves qe ai drejton, do të luaje ndaj Tottenham në Europa League. Fitorja e sotme minimale ndaj Botosanit ka bërë që ekipi I Ernest Gjokës të “peshkojë” një kundërshtar të vështirë në këtë fazë. Mbrëmja e javës së ardhshme në Shkup do t’I gjejë shqiptarët e Shkëndijës të motivuar, sepse përballë është Mourinho me djemtë e tij.
Tetovarët janë mësuar me të tilla duele, pasi edhe më parë janë ndeshur në këtë fazë me gjigantët e Milan. Duket se emocionet në Europë nuk mbarojnë për Shkëndijën, që duhet të tregojë veten ndaj Spurs, që sot kaloi me përmbysje Lokomotiva Plodilv në Bullgari.