Gustavo Dybala, vëllai dhe menaxheri i Paulo-s, nuk është aspak i kënaqur me Jorge Sampaoli-n, trajneri i Argjentinës.

Dhe jo vetëm për faktin se sulmuesi i JUventus nuk është grumbulluar me kombëtaren, por edhe për fjalët që trajneri ka thënë për të në konferencë për shtyp.

Ky ka qenë mesazhi i Gustavo-s në Twitter, pasi ka dëgjuar komentet e Sampaoli-t për vëllanë e tij: “Sa keq, gazetarët dhe drejtuesit kanë ‘armatosur’ skuadrën”.

E përkthyer: gjithçka ka qenë e vendosur, nuk kanë rëndësi paraqitjet. Pritet përgjigja e Sampaoli-t…