Paulo Dybala është rikthyer. Argjentinasi më në fund është treguar vendimtar dhe ka shkëlqyer me paraqitjen e tij në fitoren 3-1 ndaj Verona-s. Por nuk ishte një ndeshje edhe aq e lehtë, krejt e kundërta. Verona tregoi se ishte një kundërshtar i rrezikshëm dhe sfida u bë shumë delikate në pjesën e dytë. Juve-s iu desh vetëm 6 minuta për të kaluar në avantazh me Matiudi. Aq mjaftoi për pjesën e parë megjithëse rastet për të mbyllur para kohe ndeshjen ishin të pafundme.
Sidomos Higuain tregoi dëshirë të madhe për të shënuar por ishte i pafat përpara portës. Atë fat që nuk e kishte ai e kishte ish-i Caceres. Mbrojtësi argjentinas ka lëshuar një predhë në të 59’ duke barazuar gjithçka.Juventus befasohet dhe hidhet në sulm për të rimarrë avantazhin, dhe këtu hyn në skenë Dybala. Argjentinasi shënoi një dopietë të shpejtë brenda pesë minutave duke i shuar shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv. Me këtë fitore Juventus i shkëputet Inter dhe Roma-s dhe mban ritmin e Napolit në krye.