Mesfushori shkodran Denis Dyca duket se nuk ka arritur të bindë trajnerin e Lushnjës Hysen Dedja dhe të bëhet pjesë e kësaj skuadre për pjesën e mbetur të sezonit. Dyca u largua nga Kastrioti dhe për momentin është pa ekip. Ai duket se e ka gjetur edhe skuadrën e re, pasi me shumë mundësi do të kalojë te ekipi i Tërbunit. Trajneri Kreshnik Krepi e njeh mjaft mirë që nga koha kur Dyca ishte te Akademia e Vllaznisë dhe dëshiron ta afrojë në skuadër.

Lojtarit i pëlqen kjo ide, pasi nuk dëshiron të mbetet pa ekip. Ai do të stërvitet fort deri në verë kur do të tentojë të kalojë në një tjetër skuadër.

© shkodrasport.com